Projektin e shqiptarëve për ndërtimin e Kosovës, Ramush Haradinaj e quan ende të papërfunduar. Thotë se kanë mbetur shumë gjëra të pakryera, madje edhe ato të arritura të Kosovës, janë duke u vënë në rrezik. Këto komente lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka bërë në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton.
Haradinaj, madje shkoi me larg, duke thënë se Kosova është me keq sesa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut.
“Kosova sot është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia është prezente në Kosovë më shumë sesa në kohën e UNMIK-ut. Investimet e huaja s’kanë ndodhur me të cilat mund të mburreshim. Diaspora jonë, që i jam mirënjohëse, i jemi sepse edhe në kohën e krizës ishin me ne, nuk po e gjen mënyrën për të investuar në Kosovë. Bujqit, sipërmarrësit janë keq. Grantet ndalen rrugës ose arrijnë vetëm tek ata që janë të partisë në pushtet. Arsimi i politizuar, shëndetësia janë në gjendje të rëndë”, tha Haradinaj.
Por, për këtë gjendje në të cilën është vendi, kreu i AAK-së ia faturon dy partive në pushtet, PDK-së e LDK-së që udhëheqin vendin nga shpallja e pavarësisë.
“A kanë adresë këto probleme, pse jemi kështu? Po kanë adresë, janë partitë në pushtet. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi, e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Mustafa. Janë këto parti përgjegjëse për gjendjen në vend, kanë udhëhequr me vendin nga 2008-ta dhe shihni si e kemi vendin. Sot njerëzit tanë nuk kanë liberalizim, sot Kosova s’ka ushtri. A do ta vazhdojmë kështu? Jo, duhet ta ndalim këtë gjendje. E vetmja mënyrë me ndal këtë gjendje, këta njerëz, është kur të vjen dita e votës., të nesërmen është vonë, atë ditë është dita kur mund t’i ndalim këta njerëz, kur mund ta ndalim këtë gjendje”, u shpreh Haradinaj.
I pari i AAK-së tha se nëse duan ta ndalin këtë gjendje të bashkohen të gjithë, duke iu bërë thirrje partive në opozitë që ta ndalin këtë gjendje në mënyrë që të krenohen para miqve, brezave të ardhshëm.
Haradinaj foli edhe për partinë që udhëheq ia, për këto 17 vjet të rrugëtimit të saj.
“17 vjet Aleancë, ka këtu që nga themelimi, por ka anëtarë që sot kanë aderuar në AAK. 17 vjet sulme nga me të ashprat për Aleancën. 17 vjet goditjet nga me të vështirat, me të ndryshmet, konspiracionit me të mëdha të mundshme, përfshi jo vetëm brenda, por edhe jashtë. I kemi mbijetuar. Jemi subjekt politik i strukturuar, me vizion dhe me besim që kanë njerëzit në Aleancën, por edhe miqtë që kanë besim në Aleancën”, shtoi ai.
Ish shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë viteve 1998/99, ambasadori amerikan William Walker tha se ka ardhur në Kosovë aq shpesh që prej përfundimit të luftës me të vetmin qëllim që shoh Kosovën, që të ec me hapa që të gjithë i kanë pritur që nga viti 1999. Kurse kësaj radhe, ai theksoi se ka ardhur pasi përfaqëson një projekt të ri në të cilin është duke punuar.
“Qëllimi i këtij projekti është që jam duke punuar për gjithë shqiptarët, në Kosovë në diasporë, në Shqipëri, jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre. Pra kam ardhur këtu dhe ky projekt që kam themeluar është me i sjell shqiptarët kudo që janë në një projekt të përbashkët, t’i bëjmë shqiptarët bashkë. Shqiptarët në botë janë bashkuar në vitet e 90-ta për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës. Isha bashkë kur u shpall pavarësia. Të gjithë shqiptarët erdhën dhe u bënë bashkë e festuan. Tani, pas pavarësisë hapi i fundit është që të gjithë ju të bëheni bashkë dhe t’i materializoni të gjitha ato të arritura”, tha Walker.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u themelua më 8 maj të vitit 2000 nga lideri aktual Ramush Haradinaj dhe shumë personalitete tjera kryesisht të dala nga lufta e UÇK-së. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë