LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi

Haradinaj priti në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Pas takimit, në një prononcim për medie, kryeministri ka potencuar synimin që bashkëpunimet mes dy vendeve të jenë më përmbajtjesore në të ardhmen.

“Është ndjenjë vëllazërore, dhe gjithçka që na bënë atë që jem, e bënë edhe këtë moment të sotëm të mirë. Pra, është nder për mua që të pres kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Ky nder bëhet më i madh se kanë ardhur tre shefat e partive parlamentare, Taulant Balla, nga Partia Socialiste, Edmond Spaho, nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim”, ka theksuar kryeministri.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, është shprehur i lumtur me përfaqësimin e komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se shqiptarët dhe serbët kanë në dorë evropianizimin e Ballkanit.


“Në rrugën e gjatë që ka të bëjë Ballkani Perëndimor për integrimin e tij në Bashkimin Evropian, dy popujt ai serb kudo që jeton, në Serbi, në Kosovë, në Mal të Zi, në Bosnjë, dhe populli shqiptar kudo që ai jeton, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, apo në Serbi, sigurisht kanë shumë në dorë për të evropianizuar Ballkanin në radhë të parë dhe për të integruar në Bashkimin Evropian Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori