LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar anëtarësim direkt në NATO dhe rritje të standardit jetësor për qytetarët.

“Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO. Do të rrisim investimin në mbrojtje mbi 4% të GDP-së,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk ka më kohë për eksperimente me sigurinë nacionale. Ai premtoi pagë minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro, si dhe pagë mesatare prej 1000 eurosh.

Ish-kryeministri kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke theksuar se “Kosova po përjeton dështimin më të madh në historinë e saj të pasluftës” me rezerva shtetërore të vjedhura dhe energji të shtrenjtë. Për Klinën, ai premtoi përfundimin e rrugës tranzitore që e lidh me Istogun dhe Skenderajn, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe zhbllokimin e rrugës për Gjakovë.


“Do të sjellim gazin amerikan dhe do të ndërtojmë central me gaz për energji të lirë,” tha lideri i AAK-së, duke u zotuar për transformimin e vendit përmes projekteve konkrete zhvillimore.

Haradinaj po ashtu ishte në bashkësinë lokale Zahaq të Pejës.

Bashkë me deputetin Dr. Shemsedin Dreshaj dhe kryetarin e degës Dr. Ali Berisha, shpalosën planin tonë për transformimin e vendit.

“Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të mëdha në rajonin e Pejës, duke shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe turistik të kësaj ane. Plani ynë siguron trefishimin e buxhetit për bujqësi, modernizim të infrastrukturës bujqësore dhe hapje të tregut për prodhimet vendore.

Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme. Alternativa jonë është qeverisja e mirë – Kosova ku fitojnë të gjithë. Çdo familje do të ketë mbështetje reale financiare, çlirimtarët do të marrin trajtimin që meritojnë e pensionistët do të kenë dinjitet.

Faleminderit secilit qytetarë që po bashkohet me ne për ndryshimin që i nevojitet vendit, për Kosovën ku fitojnë të gjithë”, shkroi Haradianj në Facebook.

Artikull i sponzorizuar