Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, ka folur dhe për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Ai tha se përkrah mundësinë e uljes së pagave të punëtorëve të PTK-së, me qëllim që të shpëtohet kjo kompani nga bankrotimi.
“Për qejf ua kisha rrit ende, jo vetëm atyre, por të gjithëve në Kosovë. Unë kam me qenë në situatë kur kanë me marrë zgjedh, a po doni bankrotimin e kësaj kompanie, bankrotim me mbyll, me ia vë drynat dhe ka plot komplote me bankrotuar këtë kompaninë. Mund të ketë dhe brenda kompanisë të tillë, që janë shit te të tjerët me kohë që po donë me bankrotuar, me i dërguar 3 mijë vetë në shtëpi, ose mbi 2 mijë. Një privat nuk i mban ata 3 mijë vetë në punë”, tha ai.
“Unë po dua me provuar me mbijetuar këtë kompani, si Qeveri. Koncepti është i tillë. Ulja e pagave është njëra nga veprimet. Duhet dhe veprime tjera, ulje të kostove të shpenzimeve, kushedi çka tjetër. Nëse doni me mbijetuar kompaninë, ju jap përkrahje. Por duhet t’i ndërmarrim këto masa, që të mbijetoj kompania. Pra, ulja do t’i përfshijë të gjithë. Jo veç ata shefat, por të gjithë. Ndoshta janë 40 për qind që u fol. Mund të jetë një ulje rreth 20 për qind”, tha Haradinaj.
Ndryshe, ditë më herët, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka komentuar edhe uljen e mundshme të pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës, duke theksuar se janë duke punuar në atë aspekt dhe se janë diskutuar masat emergjente për shpëtimin e Telekomit.
“Është koordinim i punëve që po bëhen për të mirën e Telekomit – ulja e shpenzimeve administrative, pagat, qeratë, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe aty ku ka hapësirë për përmirësim”, ishte shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë