LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Dodikun: Një prej figurave më të këqija që ka rajoni – një aleat i Putinit

Haradinaj për Dodikun: Një prej figurave më të këqija që ka rajoni – një aleat i Putinit

Samiti Brdo-Brijuni kësaj radhe u mbajt në Tiranë dhe aty është ftuar të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Pas deklaratave të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku tha se Dodik ka qenë i ftuar si president, ndërsa tha se e mirëpret atë edhe për turizëm, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se për prezencën e këtij të fundit, përgjegjësia mbetet tek institucionet që e kanë ftuar.


Lidhur me këtë, kryeministri Ramsuh Haradinaj, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e presidentit shqiptar, ilir Meta. Por ka thënë se për Kosovën, Dodik mbetet njeri i Putinit.

“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës, as të turizmit. Ai realisht është një prej figurave më të këqija që ka rajoni. Është një aleat i Putinit. Kjo është bindja që e kemi ne në Kosovë. Dhe, atë e shohim si agjendë të Putinit në Ballkan. Shqipëria ka mirëpritur të gjithë presidentët e të gjitha shteteve, përfshirë edhe të Bosnjës. Nuk du me komentu, por nëse flasim se çka mendon Kosova për Dodikun, Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, tha Haradinaj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori