LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Për deportimin e turqve u informova me vonesë

Haradinaj: Për deportimin e turqve u informova me vonesë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se për rastin e deportimit të shtetasve turq, ishte informuar rreth një orë më vonë pasi kishte ndodhur largimi i tyre nga Republika e Kosovës.

Ndërsa ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast, Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij, siç shkruan ligji për këto ngjarje, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefajt, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Gashit dhe Sefajt ka pasur edhe përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Sot është mbledhur sërish Komisioni Hetimor parlamentar, që është formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.

Aty ka filluar raportimin kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i cili është parë i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Sipas agjendës, para këtij komisioni është paraparë që të paraqitet edhe presidenti Hashim Thaçi, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi.

Mirëpo, deri më tani nuk ka ndonjë raportim se Thaçi do t’i përgjigjet këtij komisioni. Herën e kaluar dy krerët e shtetit nuk u paraqitën në Komision për të raportuar.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme
Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Kalo në kategori