LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj organizoi pritje me rastin e Ditës së Falënderimeve (Foto)

Haradinaj organizoi pritje me rastin e Ditës së Falënderimeve (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje për gjithë stafin amerikan, që shërbejnë në misione diplomatike, ushtarake dhe të ndryshme në Kosovë, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ua uroj Ditën e Falënderimeve gjithë të pranishmëve, duke theksuar se Kosova është vend i ri, por që e vlerëson lartë familjen dhe shoqërinë.

“Jemi shumë mirënjohës qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët shërbejnë në Kosovë. Jeni nën presion çdo ditë, punoni shumë, dhe nganjëherë harrojmë të jemi falënderues. Ky është një moment i mirë dhe jam i lumtur që së bashku sot mund të ndjehemi si familje, sepse këto janë ndjenjat tona”, tha kryeministri Haradinaj, duke u dëshiruar gjithë të mirat stafit amerikanë që shërbejnë në Kosovë dhe familjeve të tyre në SHBA.


Ndërkaq, James Hope, shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, falënderoi kryeministrin për pritje, duke theksuar se Dita e Falënderimeve është një festë në Amerikë, festë kjo në të cilën kalon kohë me familje dhe shoqëri.

“Kjo ma kujton Kosovën dhe familja është shumë e rëndësishme. Nuk do të mund të paramendoja një vend më të mirë në Kosovë për të kaluar Ditën e Falënderimeve sesa këtu në këtë vend shumë të ngrohtë”, tha Hope. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori