LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i ofron Shqipërisë ndihmën e FSK-së

Haradinaj i ofron Shqipërisë ndihmën e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ofruar ndihmë shtetit shqiptar pas vërshimeve shkatërruese të ditëve të fundit që ndodhën në vend.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë t’i ketë ofruar Shqipërisë ndihmën e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.

“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë. E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”, ka shkruar ai.


Më herët gjatë ditës, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndihmojë rreth vërshimeve në shtetin shqiptar.

Ndërsa sot, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka dërguar në Shqipëri për mbështetje në operacionet e shpëtimit pesë ekipe të shpëtimit dhe tre ekspert për vlerësimin e situatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori