Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që sot të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për formimin e qeverisë. Ai ka shprehur skepticizëm për procesin, duke sugjeruar se një qeveri e mundshme mund të jetë më shumë e bazuar në marrëveshje politike sesa në programe konkrete.

“Shpresoj që i ka numrat. Nuk shoh që do të ketë zgjidhje të qëndrueshme sot për sot. Mund të jetë qeveri e pazareve sesa programore. Nuk e di që ka ofruar program konkret se çka i ofron qytetarit, për këtë arsye jemi këtu ku jemi”, ka thënë Haradinaj.


Deklarata e tij vjen në një ditë vendimtare për votimin e Qeverisë Kurti 3 në Kuvend, ndërsa LVV përpiqet të siguroj shumicën e nevojshme. /Telegrafi/