LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj nuk pendohet për fyerjet ndaj Delawie, thotë se ky i fundit po sillet si çoban

Nasim Haradinaj nuk pendohet për fyerjet ndaj Delawie, thotë se ky i fundit po sillet si çoban

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk ndjehet se gaboi kur ambasadorin amerikan Greg Delawie e quajti palaço.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se Delaëie e dhunoi institucionin e Kuvendit të Kosovës kur u bëri presion deputetëve të mos votojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Po (e quajta palaqo) sepse ashtu u soll. Si palaço është sjellur dhe ashtu i kam thënë. Nuk është në kodin diplomatik, që të jesh diplomat dhe të sillesh si të jesh çoban, ti tregosh një populli çka duhet të bëjë. Nuk po jep shenja që po e ndihmon Kosovën. Ai e akuzoi UÇK-në se ka bërë krime. Në këtë mënyrë ai e ka akuzuar edhe Amerikën edhe NATO-n. Shteti mik duhet të qëndrojë si mik. Nuk duhet t’i thyejë rregullat demokratike. Ne do t’i qëndrojmë besnik kushtetutës tonë. Presioni i tij mbi deputetët është thyerje e kodit diplomatik. Delawie dhe të gjithë miqtë tanë mund të na japin këshilla, por nuk mund të na bëjnë presion. Ne nuk kemi nevojë të jemi robër dhe pakurrizorë. Greg Delawie është fotografia më e keqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk i kërkoj falje aspak për këto deklarata. Kur ai të kërkojë falje që e ka dhunuar parlamentin, unë do t’i kërkoj falje atij. Kush është ai që t’i kërkoj falje unë? Nuk kam përse t’i kërkoj falje unë”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori