LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po kërkojmë liberalizim e po hedhim mbeturina

Haradinaj: Po kërkojmë liberalizim e po hedhim mbeturina

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët që hedhin mbeturina dhe nuk kujdesen për ambientin, do të ndëshkohen. Këto deklarata i bëri gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që u organizua sot në komunën e Gjakovës.

Haradinaj tha se nuk mund të kërkohet liberalizim i vizave dhe në anën tjetër ta ndotim ambientin.

“Dënimet, ndëshkimet kanë me qenë reale, pra nuk do të lejohet të vazhdohet si deri tani. Tash ne po mburremi me disa tema tjera. Mburremi se po bëjmë ushtri, se po hyjmë në Interpol, e lypim liberalizimin, a në fakt, shikoni si e hedhim bërllokun”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.


Kurse, koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, bëri thirrje që pronat e përbashkëta të konsiderohen si të tilla dhe të mirëmbahen.

Ai tha se shpreson që nuk do të kenë nevojë të kthehen prapë në këtë hapësirë për të pastruar, e njëherësh njoftoi për procesin e punës së tyre.

Përndryshe, aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nisi në shtator të këtij viti dhe do të zgjasë deri në dhjetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori