LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk ka të tjerë si ti baca Adem

Haradinaj: Nuk ka të tjerë si ti baca Adem

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë komemorative të organizuar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

 Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot, ishte si të tjerët por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.

“Kur të tjerët u ndalën Bac Ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, ty të mundonte padrejtësia e pjesshme. Ti ishe i vetëm për të drejtën e plotë. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti ishe për liri dhe të drejta të plota”, tha Haradinaj.


Duke e vlerësuar kontributin e tij për liri, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka të tjerë që kanë dhënë kaq shumë për të gjallë sa Baca Adem, nga e drejta e tij për jetë dhe liri, që ne të jetojmë të lirë.

“Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti nga të gjithë ne për së gjalli. Ti na mësove rrugën deri te liria. Më në fund populli yt po i bashkohet familjes së popujve të lirë. Prehu i qetë Baca i Kombit Adem Demaçi, Heroi ynë!”, tha Haradinaj.

Para përfaqësuesve më të lartë institucionalë të Kosovës, të pranishmëve të shumtë dhe personaliteteve nga vendi dhe rajoni, nga një fjalë rasti mbajtën, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe fëmijët e të ndjerit, Abetare dhe Shqiptar Demaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori