LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj njoftohet me gjendjen e përmbytjeve në Shqipëri

Haradinaj njoftohet me gjendjen e përmbytjeve në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni.

Kryeministri Haradinaj u njoftua nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me gjendjen e krijuar pas përmbytjeve nga moti i lig që ka përfshirë Republikën e Shqipërisë dhe përpjekjet për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në zona të ndryshme.

Ministrat Berisha dhe Sefaj, si dhe drejtuesit e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës e njoftuan kryeministrin Haradinaj me koordinimin e institucioneve të Kosovës me ato të Shqipërisë për ta ndihmuar në këtë situatë të vështirë.


Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do ta vazhdojë të jetë përkrah Shqipërisë në këtë situatë të rëndë dhe theksoi se Qeveria e vendit ka ofruar ndihmën e gjithanshme pas përmbytjeve në Shqipëri përmes njësive të FSK-së dhe agjencive të emergjencave.

Ai tha se është me rëndësi që të bëhet koordinimi i institucioneve të vendit me ato të Republikës së Shqipërisë për veprimet e nevojshme, me qëllim që t’i dilet në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori