LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Poloni, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Haradinaj në Poloni, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

​Një samit treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit po mbahet në qytetin polak të Poznanit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen sot për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit.

Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre, mes tyre edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj i cili tashmë gjendet në qytetin polak.


Paraprakisht, Haradinaj deklaroi se shkoi për të diskutuar për çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.

“Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, tha Haradinaj.

Në mesin e të pranishmëve është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori