Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova ka një “mundësi reale” për t’u anëtarësuar drejtpërdrejt në NATO, pa kaluar nëpër proceset tradicionale të gjata dhe të ndërlikuara, si Partneriteti për Paqe.
Haradinaj shpjegoi se ushtria e Kosovës është ndërtuar mbi një bazë 10-vjeçare amerikane, i njohur si procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës, duke u mbështetur tërësisht në planifikimin, doktrinën dhe mbështetjen e NATO-s.
Asnjë trashëgimi të lindjes nuk e kemi. Asnjë doktrinë, asnjë dokument, as rregullore të lindjes. Pikënisja jonë, krejtësisht është NATO. Nuk ka logjik, Kosova me ndjek vendet e lindjes, që kanë pas ushtri të lindjes, doktrina të komunizmit”, ka thënë Haradinaj, në “Debat Plus”.
Sipas Haradinajt, kushtet dhe baza për anëtarësimin e Kosovës në NATO ekzistojnë, duke kërkuar vetëm vullnetin dhe dakordimin politik. Ai theksoi rëndësinë e një plani të ri që përfshin aspektet politike, ushtarake dhe ekonomike, përveç planit 10-vjeçar.
Në pjesën politike, ai përmendi edhe obligimet që Kosova duhet të marrë përsipër për dialogun dhe fqinjësinë e mirë, duke e cilësuar atë si një kusht thelbësor për pranimin në NATO.
“Tek kjo pjesa politike. Një prej atyre me heq bllokadën për Kosovën është edhe pjesa e obligimeve të dialogut. E fqinjësisë së mirë, është kusht ajo. Ka terren Kosova, ka mundësi Kosova”.
Haradinaj theksoi se gjatë vizitës së tij në Pentagon nuk ka parë ndonjë shenjë të refuzimit ndaj idesë që Kosova të anëtarësohet direkt.
“E kam filluar etapën tjetër të kërkesë, mundësisë të nevojës që Kosova me u anëtares direkt në NATO pa këtë proceset stërzgjatura. Për shembull në Pentagon nuk kam parë ndonjë refuzim… Nëse do të udhëheqsha Qeverinë e Kosovës për një vjet do të ishim në NATO”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë