Është promovuar ekspozita dhe pulla postare me portretin kushtuar 100 vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson dhe Qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.
Në këtë promovim kryeministri Haradinaj ka thënë se në kuadër të përvjetorëve të rëndësishëm të jetës tonë si Kosovë, por edhe të kombit tonë, ka pas nderin që para pak ditësh të priste në Kosovë presidentin e Amerikës, Bill Clinton, sekretaren Madeleine Albright, gjeneralin Wesley Clark, dhe se Kosova i ka nderuar këto figura kyçe të Amerikës në zbatim të pullës postare.
Sipas njoftimit për media, Haradinaj bëri të ditur se në atë kohë është vënë në dijeni se një nderim i këtillë do të bëhet edhe për presidentin Wilson duke pasur parasysh siç tha ai rolin e tij të rëndësishëm në një periudhë të rëndësishme të historisë së kombit tonë.
“Mendoj se një sjellje e këtillë e jona falënderuese dhe shprehja e respektit buron po ashtu nga ajo që përjetuam në vitin ‘99 kur Amerika i priu NATO-s duke ndërhyrë dhe ndalur tragjedinë. Kjo ndërhyrje bëri që populli i Kosovës të shpëtohet, jeta e njerëzve të pafajshëm të shpëtohet, të rikthehet shpresa”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se aeroplanët e jetës i ndalen trenat e vdekjes dhe tragjedinë në Kosovë.
“Kjo ndalje e kësaj tragjedie, është një vepër e mirë së pari për shqiptarët dhe se ky veprim i NATO-s i ka bërë një nder të madh edhe popullit serb, duke i shpëtuar nga një krim më i madh se ai që e kishin bërë deri atëherë e që do të ishte një njollë më e zezë për ta, për historinë e popullit serb”, ka thënë ai.
Sipas tij falenderim Amerikës duhet t;i bëjë Serbia dhe populli i saj.
“Mendoj që falënderimin më të madh Amerikës duhet t’ia bëj vetë populli serb dhe Serbia, sepse Amerika nuk i la të ecin në rrugën e krimit e cila do të ishte e keqja më e madhe që do të mbahej në mend në historinë e njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Duke qenë kështu ndodhën dy të mira, u shpëtua populli iKosovës, por u ndal edhe një e keqe”, tha në fjalën e tij kryeministri Haradinaj.
Një fjalë rasti mbajti edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ndërkaq të pranishëm ishin edhe ministra, deputetë, personalitete nga jeta politike dhe shoqërore si dhe përfaqësues nga Ambasada amerikane./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker