LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për atdheun

Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer atdheun.

Haradinaj, sot në ditën kur u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj i uron për suksese në këtë rrugë fisnike që kanë zgjedhur.

“Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. Sot u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj. Me këtë rast, uroj shumë suksese për ta, në këtë rrugë fisnike”, shkruan Haradinaj.


Certifikohen edhe 325 ushtarë të rinj, Osmani dhe Kurti kërkojnë që vendit t'i shërbehet me besnikëri
Lexo po ashtu Certifikohen edhe 325 ushtarë të rinj, Osmani dhe Kurti kërkojnë që vendit t'i shërbehet me besnikëri

“Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve.

Por, sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës nga qeveria aktuale. Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare.

Këto veprime të Qeverisë, cungojnë kapacitetet tona të sigurisë. Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori