LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Luftëtari që e ka pas fatin e flijimit, është dëshmi se e ka ditur rrugëtimin deri në liri

Haradinaj: Luftëtari që e ka pas fatin e flijimit, është dëshmi se e ka ditur rrugëtimin deri në liri

Në 19-vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u mbajt Akademi Përkujtimore.

Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj para të pranishmëve të shumtë, tha se nuk duhet harruar sakrifica dhe flijimi i dëshmorëve të kombit sepse mund të na përsëritet dhimbja.

“Është shumë me rëndësi tradita e nderimit të atyre që kanë bërë për lirinë. Kanë kaluar 20 vjet, ndoshta nuk është freskia e dhimbjes, sepse kanë kaluar dy dekada, por mos të harrojmë se është me rëndësi mos me humbë rezultatin e sakrificës, ne duhet me vazhdu me i nderu. Nëse e harrojmë rrugën tonë e sakrificën tonë, e rrezikojmë rezultatin e rrezikojmë të arriturën dhe rrezikojmë me na u përsëritë dhimbja”, tha Haradinaj.


Më tej, kryeministri Haradinaj tha se sot po bëhet një punë e mirë duke i nderuar dy luftëtarë që e meritojnë.

“Unë për Rasim Kiçinën kam dëgjuar gjatë luftës në Dukagjin, për emrin e tij dhe kush është ky luftëtarë dhe jam i bindur që Ragipi ka qenë në krah të Rasimit dhe nuk është rastësi që kanë rënë në ditët e fundit të ardhjes së lirisë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se luftëtari që e ka pas fatin e flijimit, është dëshmi se e ka ditur rrugëtimin deri në liri.

“Zona e Operative e Drenicës ka qenë epiqendër e luftës për liri, duke i rënë barrë e madhe, por i ka rënë barrë me mbajt edhe flamurin e lirisë, flamurin që e vendosi Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe familja legjendare e jona e shqiptarëve e Familja Jashari dhe Adem Jashari”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi se borxhi ndaj familjeve të dëshmorëve është i përjetshëm, po ashtu jemi të vetëdijshëm se ne duhet ta kurorëzojmë këtë rrugëtim tonin me shtetin e plotë të Kosovës. Ne e forcojmë shqiptarin kudo që është, duke e forcuar Kosovën.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa një kumtesë tematike për jetën dhe veprën e dëshmorëve e paraqiti, Nusret Pllana. Në emër të familjeve të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti, Fejzi Kiçina.

Pjesëmarrës në këtë Akademi Përkujtimore ishin deputetë, ministra, kryetarë komunash, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, familjarë, përfaqësues të organizatave të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të shumtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori