LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Kurtit: Na trego nëse e ke në plan t’i gjuash përgjegjësitë si herën e parë!

Haradinaj-Kurtit: Na trego nëse e ke në plan t’i gjuash përgjegjësitë si herën e parë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria Kurti 2 që të mos ndalë buxhetin për rrugën Deçan-Plavë. Sipas Haradinajt, kalkulimi për heqje të parave nga projektet kapitale duhet të bëhet me kujdes.

Në seancën e jashtëzakonshme ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, Haradinaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë është ëndërr e shqiptarëve, andaj sipas tij, qeveria duhet ta përkrahë këtë projekt.

“Vërtet rruga Deçan-Plavë, kryeministër ju e dini jeni me origjinë të familjes prej Malit të Zi, atje është një popull martir e presin me qindra vjet, nuk ka logjikë t’i hiqen paratë asaj rruge. Nuk është rrugë për deçanasit. Më së paku u hyn në punë deçanasve. Ajo rrugë lidh popujt që i ka ndarë gjeografia, natyra, pushtuesit dhe është e dhimbshme të marrin vesh tani malësorët e Malit të Zi, se qeveria që e ka kryeministër një shqiptar me origjinë të Malit të Zi ua heq paratë. Ua keni heq në qeverinë e parë, prapë jeni duke ua hequr. Nuk ka logjikë të veprohet kështu. Bëni një kalkulim, po flisni për rrugë të reja që do t’i kryeni, por në fakt po e izoloni një ëndërr të shqiptarëve që të ketë një lidhje me tepër interes”, ka thënë Haradinaj.


Derisa ka komentuar programin qeverisës, Haradinaj ka thënë se i njëjti është ideor dhe nuk i ngjan një plani qeverisës, që sipas tij, ka mungesa të mëdha.

“Nëse e ke ndonjë plan t’i gjuash përgjegjësitë si herën e parë pas 50 ditësh. Tregona të gjithë neve ta dimë që nuk është qëllimi te qeverisja. Nëse e ke në plan të rrish sa e ke mandatin, se ta ka besuar qytetari. Ju lutem mos i shkel qytetarët, ata ua kanë dhënë besimin, por presin”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se duhet të hartohet një plan implementues, me afate kohore, kosto dhe matje të efektit të masave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori