Në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “nëse duam ta shohim veten se kush jemi, ne duhet t’i shohim bijtë tanë, heronjtë tanë e shembullin e tyre. Duke shprehur respekt për bashkëluftëtarët e gjallë, për familjet dhe duke iu kërkuar falje edhe për mungesat potenciale të trajtimit që do t’iu bëjë vendi, populli e institucionet, unë ju them se do të rrugëtojmë rrugës së tyreduke shprehur lavdi të përjetshme”.
Pasi përshëndeti familjet e dëshmorëve dhe të gjithë të pranishmit, kryeministri Haradinaj tha se sot ishte në këtë akademi edhe si bashkëluftëtar i të tre dëshmorëve me të cilët ka pasur fatin të ndajë gjitha ato sfida të luftës që i kanë kaluar bashkë, por dhe në emër të institucioneve të vendit.
“Ne nuk kemi pasur rrugë tjetër për liri. Jemi shqiptarë e shqiptarët janë popull i respektuar që dinë të nderojnë dhe që dinë të ruajnë. Ne jemi për të ruajtur vendin tonë, popullin tonë por jemi edhe për t’i ruajtur komunitetet që jetojnë tek ne. Ne dimë ta respektojmë tjetrin qoftë edhe armikun, por ne e dimë se çka është miku”, tha kryeministri Haradinaj, në akademinë që u prganizua nën patronatin e tij.
Kryeministri ka evokuar kujtime të së kaluarës dhe për mënyrën se si tre dëshmorët luftuan për liri deri në sakrificë, të cilët i quajti shqiptarë të vërtetë.
Haradinaj tha se Kosova është me fat që ka miq siç janë NATO-ja e Amerika dhe se Kosova është e gëzuar që i takon rreshtit të këtyre popujve.
“Dhe ju siguroj se nuk mund të na largoj nga ky rresht kurrë askush, sepse jo se ne bëjmë gabime, por historia tregon se jemi mijëra vjet në këtë rrugë dhe ai që i ka bërë këto rrugë nuk mund të gabojë sot”, përfundoi fjalën kryeministri Haradinaj.
Kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se Kosova është vendi ku jetohet dhe nderohet, dhe se këtë amanet e kanë lënë dëshmorët, ata të cilët luftuan deri në flijim.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve, foli edhe Gjon Hajdaraj, i cili tha se këta djem nuk kanë vdekur, por kanë rilindur për të qenë gjallë gjithmonë në historinë e vendit tonë.
Të pranishëm në këtë Akademi ishin edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përfaqësues të tjerë institucionalë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës