LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”.

Haradinaj ka thënë se ky dokumentar pasqyron krimet ruse në Ukrainë.

“Pata nderin të jem i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”. Një dokumentar ky që përshkruan krimet ruse ndaj popullatës së qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike.

“20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë. Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori