LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, por koalicioni i ynë i ka dhënë vendit një alternativë serioze.

“Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që  nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi. Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka marrë pjesë ne iftarin e shtruar nga Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Artan Nimani.

“Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Nimani na bashkoi për iftar bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit.

Para vetes kemi shumë punë e përgjegjësi, tema që kërkojnë trajtim me shumë kujdes e maturi. Kosova do të bëhet ashtu siç e meriton qytetari!”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori