Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet të shtunën me votimin në Kuvendin e Kosovës për kabinetin qeverisës, i cili sipas Kushtetutës, do të merr besimin për qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme.
Seanca, është caktuar për pasdite, nga ora 16:00. Zgjedhja e Qeverisë, kërkon mbështetjen prej të paktën 61 deputetëve.
Ndonëse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re të Kosovës, për ditën e shtunë, Haradinaj, ende nuk i ka emrat e atyre që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.
Të paktën, kështu ka deklaruar vet zoti Haradinaj, i cili ka thënë se ende nuk i ka emrat e ministrave, të cilët do t’i drejtonin dikasteret në Qeverinë e tij.
“Jemi duke i bërë përgatitjet për seancë, për nesër (e shtunë). Seanca mund të jetë pasdite. Besoj që jemi në rregull me përgatitjet. Është traditë – unë e kam bërë këtë edhe në vitin 2004 – që kur e thërret seancën, në këtë rast grupi parlamentar, seancën për Qeverinë, për programin qeverisës, që me kërkesën së bashku të dorëzohet edhe një program. Por, ky nuk është program i PAN-it, sepse ai bëhet pas një kohe dhe i prezantohet Parlamentit, shoqërisë dhe të gjithëve, por vetëm qëllimet qeverisëse, si dhe lista e kabinetit. Jam duke e plotësuar, por kam vështirësi, sepse nuk mi kanë sjellë ende krejt emrat”, tha Haradinaj.
Në Qeverinë e re, pritet që dikasteret të drejtohen nga Partia Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe komunitetet tjera pakicë.
Partia Demokratike e Kosovës, kryesia e së cilës ka mbajtur mbledhje të premten, ka paralajmëruar se në mbrëmje të kësaj dite, do t’ia dorëzojë zotit Haradinaj emrat e ministrave nga kjo parti.
Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se emrat do të publikohen shumë shpejt.
“Do të jenë njerëz që kanë kapacitete morale dhe intelektuale dhe në të njëjtën kohë nuk kanë asnjë pengesë ligjore apo etike që të jenë ministra”, tha Veseli.
Në anën tjetër, Lista Serbe, një ditë më parë ka theksuar se lidhur me pjesëmarrjen ne Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Por, i mandatuari për krijimin e Qeverisë së re të vendit, Haradinaj, ka theksuar se në vend tashmë është krijuar një traditë e bashkëpunimit me serbët e Kosovës dhe pret që kjo traditë të vazhdojë edhe me Listën Serbe.
“Kjo traditë është e mirë në Kosovë. Çdo Qeveri e formuar ka bashkëpunuar me të zgjedhurit e serbëve. Edhe unë jam i hapur të bashkëpunoj me Listën Serbe, pra, me të zgjedhurit e komunitetit serb, sikurse edhe me komunitetet tjera. Është një komunikim korrekt, por nuk mund të flas për ndonjë epilog tani”, tha Haradinaj.
Sidoqoftë, krijimit të Qeverisë së re, i është hapur rruga pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit në seancën e ditës së enjte. Kjo seancë ishte vazhdimi i shtatë i seancës, e cila kishte nisur me 3 gusht. Deri ditën e enjte, koalicioni PAN-nuk kishte arritur të siguronte votat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit në postin e kryetarit të Kuvendit, si dhe nënkryetarëve të tij, në mënyrë që ta përfundonte procesin e konstituimit të legjislativit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze