LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj jep sqarime për humbjen e 20 mijë dollarëve për një event në Amerikë

Haradinaj jep sqarime për humbjen e 20 mijë dollarëve për një event në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka komentuar lidhur me eventin e dështuar në New York dhe 20 mijë dollarët e humbur duke thënë se miliona dollarë harxhohen sa i përket planit diplomatik dhe jo të gjitha e arrijnë cakun.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, për të cilët ndau edhe medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

Ndonëse thotë se nuk i di detajet, shefi i Qeverisë tha se ideja për një event të tillë ka qenë e tij, por që kanë hequr më pastaj dorë nga një ngjarje e tillë e cila buxhetit të Kosovës i kushtoi me humbjen e 20 mijë dollarëve amerikanë, transmeton Kosovapress.


“Me siguri ka ndodhur kështu për shkak se atje ideja  e një ngjarje të përbashkët ishte më e vështirë sesa takime bilaterale edhe kemi hekë dorë prej kësaj idesë të parë me qëllim me iu përshtatë agjendës. Po  ka ekzistuar kjo ide, ka qenë edhe e imja edhe e Qeverisë që të ndodh, që t’i ftojmë shumë delegacione me një vend mirëpo u konstatua pastaj se disa delegacione nuk kanë qef me qenë, ose me u ditë krejt agjenda dhe është më mirë me shkua një nga një. Tani me siguri atje polisa e rezervimit janë të tilla, por detajet nuk i di por mund të jetë kështu si thoni ju. Shumë milionë dollarë harxhohen sa i përket përpjekjeve në planin diplomatik jo të gjitha e mbërrijnë cakun, pra është rrezik i punës që e bëjmë“, tha kreu i ekzekutivit.

Ndryshe, gjatë sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hotelin “Hilton” në Midtown nga këshilltari politik, Erolld Belegu ishte rezervuar një sallë për të organizuar pritje për krerët e delegacioneve botërore që merrnin pjesë në këtë ngjarje, por që shkuarjen e kishte konfirmuar vetëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe për këtë arsye organizimi dështoi kështu duke ia humbur kotë buxhetit të shtetit 20 mijë dollarë, kurse i gjithë rezervimi pritej të arrinte deri në 50 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori