LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Familja Jashari, rast unik për liri dhe dinjitet

Haradinaj: Familja Jashari, rast unik për liri dhe dinjitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në seancën solemne të Parlamentit të Kosovës për 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe adërtarëve të familjes Jashari.

Haradinaj, luftën dhe sakrificën e Jasharëve e ka quajtur “rast unik për liri e dinjitet”.

“Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, dhe përpara dorëzimit zgjodhën shpresën. Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat, duke mbetur si rast unik për liri e dinjitet”, ka thënë Haradinaj.


“Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shteti sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut”.

“Në këtë 20 vjetor duhet të reflektojmë për të kaluarën dhe për rrugën tonë drejt të ardhmes. Tani duhet ta ndërtojmë paqen, sepse ajo është më e vështirë se lufta”.

“Kemi ecur 20 vjet në liri dhe arritjet janë të dukshme”.

“Lavdi e përjetshme për familjen Jashari”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Lajme
Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Lajme
Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Lajme
Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Peci i quan shpifje lajmet për renovimin e objektit në Ulpianë

Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Peci i quan shpifje lajmet për renovimin e objektit në Ulpianë

Lajme
Nga vizita te varri i babait e deri te qëndrimi me familje - detaje rreth vizitës së Thaçit në Kosovë

Nga vizita te varri i babait e deri te qëndrimi me familje - detaje rreth vizitës së Thaçit në Kosovë

Lajme
Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Lajme
Kalo në kategori