Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria është partner i të gjithë në procesin e nisur për një ambient sa më të pastër.
Haradinaj në tryezën me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës, ku u diskutua për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ-i tha se është e pamundur që aksioni për pastrimin e Kosovës të ketë sukses pa kontributin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, kryetarëve të komunave, nivelit qendror dhe atij lokal, organizatave dhe të gjithë atyre që e duan një Kosovë të pastër.
Ndonëse e iniciuar nga Zyra e Kryeministrit, Kryeministri Haradinaj, tha se aksioni për pastrim është temë e të gjithë pa dallim, temë që duhet t’i bashkojë të gjitha nivelet e qeverisjes, por edhe gjithë qytetarët që jetojnë këtu.
“Janë dy dekada që Kosova ballafaqohet me problemet mjedisore, me theks të veçantë me ndotje dhe papastërti të mjedisit në të cilin jetojmë. Është momenti i fundit që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të reflektojmë për ta ndryshuar këtë gjendje”, tha kryeministri Haradinaj.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do t’i bashkohet idesë për dhënien e grantit për komunat që tregojnë sukses në pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.
Haradinaj, tha se sfida e ambientit të pastër zgjidhet me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave, duke theksuar po ashtu se pas aksionit për pastrimin e Kosovës, që do të zgjatë 3 muaj, do të fillojnë politikat ndëshkuese për ata që hedhin mbeturina dhe që nuk respektojnë normat ligjore.
Kryeministri informoi se në aksionin për pastrimin e Kosovës janë ftuar të gjithë mekanizmat, dhe është e pamundur që ky aksion të jetë i suksesshëm pa kontributin e kryetarëve të komunave.
“Ju siguroj që në fund, pas kësaj pune të mundimshme të gjithë do të jemi fitues”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht