Haradinaj emëron Fatmir Gashin zëvendësministër të Financave

Ish kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës për zgjedhjet e 22 tetorit, Fatmir Gashi, sot është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Lajmin për emërimin në këtë pozitë, e ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në Facebook:
Postimi i plotë i Gashit:Miq të nderuar, qytetarë të Pejës dhe të Kosovës, struktura,anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, ju njoftojë se sot, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, jam emëruar zv/Ministër i Ministrisë së Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendimin e kam pranuar pasdite vonë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj, ndërsa nga mëngjesi do të fillojmë punën bashkë me ministrin z.Bedri Hamza. Peja po kthehet në hartën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është e qartë se pavarësisht gojëkëqinjëve, Qeveria Haradinaj çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja. Bashkë me Kryeministrin, do të punojmë për Pejën dhe për Kosovën. Peja, në mesin e dhjetëra nevojave emergjente ndër vite, veçanërisht ka nevojë për fokusin ekonomik. Krahas angazhimit të ri, unë dhe dega e AAK-së në Pejë mbetemi në pritje të çertifikimit zyrtar të rezultatit të 22 Tetorit për komunën tonë, nga ana e KQZ-së I jam mirënjohës kryeministrit Haradinaj për besimin e dhënë. Dalshim faqebardhë. Sinqerisht, Fatmir Gashi - zv/Ministër i Financave Kryetar i AAK-së - Pejë



















































