LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e anulon faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Haradinaj e anulon faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Qeveria e Kosovës rreth 1 muaj pas ardhjes së saj në pushtet kishte marrë vendim që t’i falë borxhet për ambalazhuesit e ujit. Mirëpo rreth 5 muaj më vonë, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar ketë vendim, duke e anuluar faljen e borxhit.

Nga vendimi është heq togfjalëshi “aprovohet falja e borxheve”, duke u zëvendësuar me “aprovohen lehtësira” për ambalazhuesit e ujit.

Qeveria vendimin për plotësim/ndryshimin e vendimit për faljen e borxheve e kishte marr në mbledhje e qeverisë të datës 28 shkurt, në ditën kur gjithë vëmendja ishte në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.


“Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr. 13/06 i datës 3 tetor 2017, si në vijim: pika 1. e vendimit fshihet dhe zëvendësohet me këtë tekst “Aprovohen lehtësirat për Ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.02/2016 për Strukturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në vendimin e Qeverisë që është marrë më 28 shkurt të këtij viti.

Në vendim nuk janë dhënë shpjegimet se për çfarë lehtësira bëhet fjalë.

Në ndërkohë, në UA që i referohet vendimi obligohen borxhlinjtë që t’i shlyejnë obligimet brenda 2 vjetëve.

OJQ-të: Falja e borxheve nuk mund të bëhet pa aprovimin e Kuvendit
Lexo po ashtu OJQ-të: Falja e borxheve nuk mund të bëhet pa aprovimin e Kuvendit

“Të gjithë detyruesit te cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh ti kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006”, thuhet në udhëzimin 02/2016.

Kallxo.com i ka shkruar Qeverisë për të marrë vesh se çka ka nënkuptuar Qeveria e Kosovës me “lehtësira”.

Sipas Qeverisë, tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ e që s’ka filluar ende të bëhet.

“Tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ për këto lehtësira, i cili ende nuk ka nisur të bëhet. Në momentin që finalizohet, sigurisht që bëhet e ditur.”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media e Kryeministrisë.

Shuma e borxheve të grumbulluara vlerësohet se arrin mbi 58 milionë euro.

Vendim i Qeverisë së 3 tetorit të vitit të kaluar për faljen e borxhit për ambalazhuesit e ujit kishte marrë jehonë të madhe në opinionin publik.

GAP: Falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit në kundërshtim me ligjet në fuqi Lexo me shume
Lexo po ashtu GAP: Falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit në kundërshtim me ligjet në fuqi Lexo me shume

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për Emisionin “Jeta në Kosovë”, kur ishte pyetur për arsyen e faljes së këtij borxhi kishte deklaruar se këtë vendim e kishte marrë “Veç pse iu ka tek”.

“Veç mu ka tekë me ja nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, kishte thënë Haradinaj gjatë kësaj interviste.

Ligji për Ujërat i miratuar nga Kuvendi i Kosovës thotë se ujërat janë resurs kombëtar dhe çdokush që e përdor atë për përfitime biznesi duhet t’i paguajë taksë shtetit.

Të gjithë detyruesit të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh t’i kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Ekonomi
Meridian Express dhe konsumatorët dhurojnë 6,500 euro për fëmijërinë që secili fëmijë e meriton!

Meridian Express dhe konsumatorët dhurojnë 6,500 euro për fëmijërinë që secili fëmijë e meriton!

Ekonomi
Murati nënshkruan një udhëzim administrativ për arkat fiskale

Murati nënshkruan një udhëzim administrativ për arkat fiskale

Ekonomi
Udhëheqësit e BQK-së në Forumin Ndërkombëtar për Qeverisjen e Bankave Qendrore në Riad

Udhëheqësit e BQK-së në Forumin Ndërkombëtar për Qeverisjen e Bankave Qendrore në Riad

Ekonomi
Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Ekonomi
Lojë shpërblyese ekskluzive – Fitoni një udhëtim në Dubai nga Swedish Collagen Kosova!

Lojë shpërblyese ekskluzive – Fitoni një udhëtim në Dubai nga Swedish Collagen Kosova!

Ekonomi
Kalo në kategori