Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet e të vrarëve në Munih të Gjermanisë, duke thënë se terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri.

Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:"Mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani. Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri", (sic), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/