Haradinaj dërgon FSK-në dhe Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se pasi ka marr lajmin për bllokimin e nxënësve në Brezovicë, ka bërë thirrje që të intervenohet.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se njësitet e FSK-së dhe Policia e Kosovës tanimë janë atje dhe kanë evakuuar nxënësit dhe kanë hequr zhbllokuar rrugën.
Postimi i plotë i Haradinajt:
"Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit. Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë. RH", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/




















































