Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte pikënisje e shtetësisë së Kosovës
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar 29 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.
Haradinaj ka shkruar se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.
Postimi i plotë: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës! Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë. Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























