Haradinaj ecje nëpër malet e Kamenicës (Foto)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të dielën që me bashkëpartiakë e të rinj, të promovojë aktivitetet bjeshkatare në komunën e Kamenicës.
Haradinaj, së bashku me dhjetëra vullnetarë, dashamirë të ecjeve në shtigje malore, ka nisur ecjen nëpër shtegun e gjatë prej 5 kilometrash.
Starti i kësaj ecjeje ishte nga vendi i ashtuquajtur “Reka e Kremenatës” dhe do të përfundojë te fshati Kremenatë, raporton Ekonomia Online.
Derisa përgatitje fizike nuk i mungon kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo nuk mund të thuhej për disa nga ata që e shoqëronin përfshirë gazetarët.
Nga
Telegrafi
24/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































