LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, njëkohësisht duke i nderuar edhe të gjithë të rënët për liri.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 vjetorin e vdekjes së tij. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë në këtë ditë, vite më përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj bëri të ditur se sot në mbrëmje është edhe një ngjarje kushtuar këtyre dy përvjetorëve, atij të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.


Ky aktivitet shënon edhe përmbylljen e vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shpallur nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në vitin 2018 , në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, në nderim të së cilit janë zhvilluar shumë aktivitete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori