Haradinaj bashkëbisedon me deputetin Tahiri për rritjen e mirëqenies qytetare në vend

13:"LEUTRIM_LIKAJ
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se me deputetin Tahiri kanë bashkëbiseduar për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend.
“Bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend. Pata kënaqësinë, poashtu, të pranoj edhe urimet më të mira nga deputeti Tahiri me rastin e ditëlindjes sime”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































