“Mbështetja e Austrisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës është më se e nevojshme dhe ne besojmë se Austrinë do ta kemi partnerë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit bilateral që pati me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballanit Perëndimor në Londër.
Haradinaj e ka përgëzuar kancelarin Kurz për udhëheqjen e radhës së Presidencës së BE-së nga Austria, duke shprehur bindjen se vendi i tij do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës në të gjitha proceset zhvillimore.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi kancelarin Kurz për zhvillimet e përgjithshme në vend, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
“Austria si një aleat dhe mbështetës i Kosovës, ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Andaj, presim që edhe në të ardhmen ta keni rolin tuaj në avancimin e proceseve demokratike dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kancelari Kurz thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok.
Ndërkaq, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese.
Kancelari Kurz, po ashtu theksoi përkrahjen e plotë të shtetit të tij për Kosovën në zhvillim ekonomik, proceset integruese evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi