LAJMI I FUNDIT:

Haradianaj: Rruga e integrimit evropian të Kosovës s’ka alternativë

Haradianaj: Rruga e integrimit evropian të Kosovës s’ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend, për rrugën e integrimit evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj theksoi se rruga e integrimit evropian të Kosovës është paalternativë dhe për këtë Qeveria e Kosovës, është duke punuar vazhdimisht dhe me përkushtim të plotë në plotësimin e të gjitha kritereve të vëna nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, njofton Telegrafi.

Në konferencën e përbashkët pas takimit, kryeministri Haradinaj tha se temë kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e Kosovës, zbatimi i agjendës evropiane për Kosovën dhe synimet e Kosovës në këtë rrugë.


“Strategjia për Ballkanin Perëndimor e ka lënë rrugën hapur për Kosovën dhe e ka definuar këtë rrugë, por na mbetet shumë punë për të bërë”, tha kryeministri Haradinaj.

Edhe përfaqësuesit e BE-së, Drejtorët Danielsson, dhe Mayr-Harting, theks të veçantë i kushtuan Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihet edhe Kosova. Të dy përfaqësuesit e BE-së, theksuan se kjo vizitë zhvillohet pas një jave të publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, e cila e qartëson perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori