LAJMI I FUNDIT:

Hapja e kampit të refugjatëve, opozita italiane: Gjadri është një Guantanamo e dytë

Hapja e kampit të refugjatëve, opozita italiane: Gjadri është një Guantanamo e dytë

Qendrat e diskutueshme e grumbullimit të emigrantëve të Italisë në Gjadër të Lezhës janë tashmë gati dhe funksionale.

Sipas marrëveshjes së vitit 2023, Tirana ra dakord që Italia mund të dërgonte deri në 36,000 emigrantë meshkuj që janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare çdo vit në dy qendra të përpunimit të azilit në Shqipërinë veriore.

Sipas revistës së njohur Politico, grupet e të drejtave dhe politikanët e opozitës e kanë quajtur marrëveshjen “jo humane” dhe “ilegale”, duke paralajmëruar se devijimi i emigrantëve në një vendndodhje ekstra-territoriale, të drejtuar nga kontraktorë privatë, do t’i pengojë ata nga shqyrtimi i dokumentave, duke luahtur mbikëqyrjen e kushteve dhe duke rritur shkeljet e të drejtave themelore.


Federica Borlizzi, një avokate e njohur në Itali, dhe pjesë e koalicionit italian për Lirinë dhe të Drejtat Civile, i quajti qendrat “një Guantanamo italiane”, një referencë për kampin famëkeq të paraburgimit të Shteteve të Bashkuara në Kubë, në të cilin të dyshuarit për terrorizëm burgoseshin pa gjyq dhe torturoheshin.

Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë e Italisë, e cila aktualisht është në opozitë, i ka quajtur qendrat “kampe përqendrimi”. Deputeti Angelo Bonelli, drejtuesi i grupit, i tha POLITICO-s se kampet nuk do të zgjidhin asgjë dhe janë thjesht “një operacion marketingu”, duke shtuar se kapaciteti maksimal i kampeve – 3,000 në muaj – “është asgjë në krahasim me shkallën e emergjencës”.

“Qeveria dëshiron që njerëzit të mendojnë se urgjenca e emigracionit është zgjidhur, por migrimi varet nga faktorë të jashtëm – luftërat dhe ndryshimet klimatike”, tha ai.

Që nga ngritja në pushtet në një platformë kundër imigracionit në vitin 2022, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka udhëhequr marrëveshjet e Bashkimit Evropian me vendet afrikane për të bllokuar nisjet e anijeve me emigrantë dhe ka futur rregulla të rrepta për ata që mbërrijnë në Itali ilegalisht, duke përfshirë ndalimin automatik.

Kritikët, megjithatë, kanë argumentuar se marrëveshja është e shtrenjtë dhe e pakuptimtë. Grupet e të drejtave thonë se shkel ligjet evropiane dhe italiane, si dhe udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për migracionin, të cilat kërkojnë që të shpëtuarit në det të dërgohen në portin më të afërt të sigurt./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori