LAJMI I FUNDIT:

Hapet segmenti i ri i Autostradës “Arbën Xhaferi”

Hapet segmenti i ri i Autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot mbahet ceremonia e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në këtë përurim të pranishëm do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e komunalë.

Ceremonia do të mbahet në Babush.


Autostrada “Arbën Xhaferi” është njëri nga projektet strategjike rrugore të Kosovës, e cila e lidh vendin tonë me Maqedoninë.