Kompania me bazë në Londër, që merret me përkthime profesionale, e ka hapur një vend pune ku kërkon përkthyes për ‘emoji’.

Të interesuarit duhet të përkthejnë një listë të gjatë, duke formuluar fjali dhe mesazhe përkatëse nga figurat e ndryshme, transmeton Telegrafi.


Hapet vend pune për të përkthyer emoji foto 2

Nëse kalojnë testin dhe janë të aftë, ata do të punojnë me honorar nga shtëpia duke u paguar me orë. Por, nëse interesimi është shumë i madh, kjo do të shndërrohet në punë me orar të plotë.

Hapet vend pune për të përkthyer emoji foto 3

Këto shërbime pritet të kërkohen nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk i kuptojnë ‘emojit’ që iu kanë dërguar, apo nuk duan të kenë keqkuptime.

Ndryshe, këto figura po konsiderohen si gjuha më e re që po popullarizohet dhe kuptohet në tërë botën. /Telegrafi/