LAJMI I FUNDIT:

Hapet minibiblioteka e dytë në Prishtinë

Hapet minibiblioteka e dytë në Prishtinë

Sot hapet minibiblioteka e lagjes “Ulpiana” e cila vjen menjëherë pas hapjes së minibibliotekës së parë në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Minibiblioteka e lagjes “Dardania” ka dhjetë ditë prej që është funksionalizuar dhe, përveç një rasti jo të këndshëm siç ishte sulmi me vezë ndaj minibibliotekës, ajo po vazhdon të trajtohet me kujdes nga qytetarët që vazhdimisht po shkëmbejnë dhe po shërbehen me libra.

Vlen të theksohet se, qytetarët përveç që po e respektojnë moton “sill një libër – merr një tjetër” ata shpeshherë vetëm po dhurojnë libra e kështu po e rrisin numrin e librave në minibibliotekë.


Sikurse minibiblioteka e lagjes “Dardania” edhe ajo e “Ulpianës” do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javës dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuar me libra dhe mjete financiare. Së fundmi, jetësimit të projektit “Minibibliotekat e lagjeve” i është bashkuar edhe Komuna e Prishtinës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori