Pikturat e realizuara në kuadër të aktivitetit kolonia artistike të projektit “Trashëgimia kulturore - Thesar i regjionit ndërkufitar” do të ekspozohen nga sot në Galerinë e Arteve (Shtëpia e Kulturës) në Pejë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 9 korrik 2022.

Për pesë ditë, 10 artist të rinj u bënë pjesë e këtij aktiviteti ku me pikturat e realizuara po promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të komunës së Pejës dhe Gucisë.


290903919 384899140288998 7020275656999901607 n

Kolonia e arteve është një nga aktivitet e shumta të zhvilluar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore - Thesar i regjionit ndërkufitar”, i cili synon të përmirësoj e situatën ekonomike të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

292269820 1029824070997248 828378576949448658 n

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet e implementohet nga Komuna e Pejës dhe Komuna e Gucisë./Telegrafi/

291301997 569512161410766 2973947891015014866 n

289549509 4814425571994660 2150538072680342060 n

291497597 1284136762119572 1272251896996827770 n