Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, nga sot (e hënë) është hapur Paraqitja e Klubeve për Regjistrimin për Edicionin 2023-24 për të gjitha ligat seniore në të dy konkurrencat.

Klubet duhet të plotësojnë formularin e kërkuar dhe certifikatën e OJQ dhe pas kompletimit të dokumenteve duhet t’i dorëzojnë në këtë adresë elektronike: komesari@basketbolli.com.


Regjistrimi do të zgjatë deri më 23 qershor.

telegrafi sport app