Donald Trump i dha dritën jeshile publikimit “online” të 2 800 dokumenteve mbi vrasjen e John Kennedy, por jo të gjitha dosjet e fshehta do të hapen për publikun, duke ushqyer kështu në vazhdim teoritë konspirative që nuk reshtin prej vitesh.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u dorëzua përpara presioneve të CIA-s dhe FBI-së, që argumentojnë se për arsye të sigurisë kombëtare, disa prej të dhënave duhet të mbeten sekret. Bëhet fjalë për rreth 500 dokumenta, shqyrtimi i të cilave, sipas Trump, do të kërkojë edhe të paktën 6 muaj kohë.
Vendimi i republikanit shkaktoi zhgënjim e polemika. Çfarë fshihet në këto qindra faqe të mbyllura? A nuk ishin 25 vjet një kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për afatin historik?
“Opinioni publik amerikan e meriton që qeveria e tij t’i garantojë qasjen më të madhe të mundshme në informacionin që rrethon vrasjen e Presidentit Kennedy në mënyrë që të kenë çdo të dhënë mbi aspektet e këtij eventi historik”, thuhet në deklaratën e manjatit, që shton se nuk kishte pasur megjithatë zgjedhje tjetër, përveçse të pranonte propozimet e departamenteve edhe agjencisë të administratës së tij, në vend që të lejojë t’i kryhet një dëm i pakthyeshëm sigurisë kombëtare.
Historianë, gazetarë e të apasionuar pas kësaj ngjarjeje shpresojnë të gjejnë tek dokumentet e publikuara ndonjë detaj më shumë mbi udhëtimin e Lee Harvey Osvald në Mexico City, ku u takua me agjentë rusë e kubanë dy muaj përpara atentatit të Kennedy.
Osvald, i cili kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, nuk pranoi ta kishte qëlluar Presidentin dhe dy ditë pas episodit u vra Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar kështu frikën se bëhej fjalë për një komplot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025