LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 10° fog

Hani i Elezit mbajti shqyrtimin publik për Draft Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033

Hani i Elezit mbajti shqyrtimin publik për Draft Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033

Komuna e Hanit të Elezit ka organizuar shqyrtimin kryesor për Draft Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033, i cili do të jetë i hapur 30 ditë nga mbajtja e shqyrtimit publik, pra deri me datën 15 maj. Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) është plan strategjik, i cili mbulon tërë territorin e komunës, duke përfshirë zonat urbane dhe fshatrat brenda komunës.

PZHK është plan sektorial që përcakton qëllimet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor.

Sipas ekzekutivit të kësaj komune, ky draft-plan ka kaluar nëpër disa procese, duke filluar nga themelimi i grupit drejtues dhe punues, mbledhja e të dhënave nga institucionet relevante në terren, të dhëna të rishikuara dhe analizuar në GIS System, krijimi i databazës, etj.


“Komuna e Hanit të Elezit ka mbajtu procesverbal për këtë shqyrtim publik, ku do të evidentohen të gjitha rekomandimet, propozimet, sugjerimet dhe komentet e pjesëmarrëse, gjithashtu drejtoria dhe zyret përkatëse do të jenë në gatishmëri për të mirëpritur propozimet, rekomandimet e komentet e personave të tjerë përmes paraqitjes me email zyrtar, mesazhe në platformat zyrtare, si dhe kërkesat e parashtruara përmes Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Ekonomi
Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Magazina
Kalo në kategori