LAJMI I FUNDIT:

​Handikos shpërndan 405 maska me mesazhe kundër dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

​Handikos shpërndan 405 maska me mesazhe kundër dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj, HANDIKOS ka nisur shpërndarjen e 405 maskave mbrojtëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilat ndër të tjerash përçojnë mesazhin kundër dhunës së fëmijëve në çdo mjedis.

‘’Më duaj, më mbroj’’, ‘’Mos bërtit, unë marr vesh me fjalë’’, ‘’Unë mbroj fëmijët’’, janë disa nga thëniet kuptimplota nëpër maskat mbrojtëse, përmes së cilave synojmë ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dukurisë negative, dhunës.

Tashmë kur procesi mësimor ka filluar, fëmijët me aftësi të kufizuara do u përmbahen edhe më lehtë masave esenciale mbrojtëse duke mbajtur maskat e tyre plot ngjyra e kuptim.


HANDIKOS para disa javësh kishte bërë edhe shpërndarjen e 12 pajisjeve teknologjike – tabletë për fëmijët me aftësi të kufizuara të grupit avokues ‘’Hëna’’ në këto komuna, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes së tyre nëpër aktivitete të ndryshme virtuale.

Intervenime të tilla po mundësohen në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, i cili mbështetet nga Save the Children dhe SIDA Suedeze, ndërsa implementohet nga HANDIKOS./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori