Handikos sot ka pranuar një kontigjent prej 253 pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara nga ‘’Rotary Club Prishtina International”, me mbështetje të Shoqatës “Konvoi der Hoffnung”.
Durim Gashi nga Handikos ka shprehur falënderime për këtë donacion, duke theksuar se këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme dhe në mungesë, për shkak edhe të kostos së lartë.
“Kontingjenti që kemi marrë me pajisje ndihmëse janë të natyrave të ndryshme. Mungojnë tek ne, janë të llojllojshme dhe kushtojnë shumë shtrenjtë. Bashkë me kolegët ne veç kemi fillu me i identifiku njerëzit që kanë nevojë për këto pajisje. Krejt ata kanë me kalu nëpër një proces të vlerësimit ”, tha Gashi, thuhet në njoftimin për media.
Krenare Pireva-Nuçi, koordinatore e projekteve në Rotary Club Prishtina International – RCPI, tha që kjo është një ndihmë e madhe dhe të gjithë bashkëpunëtorët e kanë bërë të duhurën për këtë donacion.
Ndërsa Sabile Aliu Sahiti nga “Konvoi der Hoffnung” ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri në sjelljen e këtij donacioni në Handikos.
“Dua të përshëndes mërgatën, të cilët kanë bërë transportin. Po ndjehem e lumtur dhe shpresoj të shkojnë aty ku kanë nevojë”, tha Aliu-Sahiti.
Marjan Dema, anëtar dhe ish-president i RCPI, tha se Rotary ka gjetur gjithmonë format e duhura që të shtrijë dorën e ndihmës sidomos për këtë kategori në nevojë.
“Rotary gjithmonë kanë gjetur forma që ta shtrijë dorën e ndihmës dhe në këtë rast për personat e nevojave te veçanta dhe mjete shumë të avancuara që kanë ndihmuar këta persona”, tha Dema./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze