Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa për shpenzimet e paparashikuara për vitin 2018, duke thënë se rezerva aktuale nuk e cenon stabilitetin makrofiskal.
Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, ka thënë se paratë publike janë shpërndarë pa ndonjë nevojë të veçantë. Ai ka kërkuar shpjegim se cilat janë projektet që më shumë se gjysma e rezervës shtetërore është harxhuar.
Po ashtu, Abdixhiku ka kërkuar shpjegim nga Hamza për parashikimin e muajve të ardhshëm.
Ndërsa, ministri Hamza, ka thënë se çështja e harxhimit të rezervës shtetërore është ngritur nga vet ai dhe se nuk dallon shumë nga vitet paraprake.
“Ndihem mirë që jam para njerëzve profesionistë. Rezerva historikisht është harxhuar dhe në vitin 2016 ishte harxhimi më i madh sesa në 2017. Rezerva aktuale nuk e cenon stabilitetin makrofiskal. Nuk ka ndodhur asgjë më shumë në këtë qeveri. Për ‘Flakën e Janarit’ janë shpenzuar 54,850 euro, për shënimin e Pavarësisë janë shpenzuar 600 mijë euro dhe 50 për qind e rezervës për adresimin e KOST-it, problem që kjo qeveri e ka trashëguar”.
“Në 2017-në konsumatorët kanë humbur 14 mijë euro për shkak të kësaj gjendje. Shuma e ndarë ishte për evitim të problemit dhe jo për zgjidhje. Janë shpenzuar 100 mijë euro për ‘Epopenë e UÇK-së’, 120 mijë euro për 800 familje për komunitetin egjiptian, 50 mijë euro prapë për komunitete si dhe shuma për shënjimin e vijës shtetëror. Po ashtu dhe për restaurimin e Kishës në Prizren”, ka thënë Hamza, raporton Epoka e Re.
Ministri Hamza ka thënë se kriteret për shpenzimet e rezervës shtetërore janë të përcaktuara me ligj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës