LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Duhet t’i ruajmë raportet me SHBA-të dhe BE-në

Hamza: Duhet t’i ruajmë raportet me SHBA-të dhe BE-në

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së i ka dhënë nënshkrimet për këtë seancë, pasi që Kuvendi është institucioni më i lartë ku duhet të diskutohen çështje të tilla.

Hamza ka thënë se taksa ka ardhur si rezultat i veprimeve të Serbisë.

“Taksa është rezultat i veprimeve të Serbisë në raport me Kosovën. Serbia nuk ka kërkuar falje për viktimat e luftës, dhunës seksuale, të pagjeturve etj. Nuk ka zbatuar një pjesë të madhe të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFT-as, për energji, për diploma, hapjen e urës mbi lumin Ibër, pengimin e kthimit të qytetarëve në pronat e tyre… ndërkaq ka bërë luftë diplomatikë agresive për tërheqjen njohjeve, duke e penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, ka thënë Hamza, shkruan Telegrafi.


Hamza ka shtuar se vendi ka prioritete, por prioritet i lartë është ruajtja dhe kultivimi i raporteve mike me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

“Deri këtu kemi arritur bashkë, dhe besoj që e ardhmja e sigurte qëndron në partneritet dhe bashkërendim të plotë strategjik me SHBA-të dhe BE-në. Përkushtimi i madh i SHBA-ve dhe administratës Trump na obligon të veprojmë në përputhje me interesat gjeopolitik. Të gjithë ato që ne i dëshironim si shtet ti arrinim përmes taksës, sot nuk duhet t’i lëmë përgjysmë”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se kësaj qeverisje i mungon koordinimi.

“Ju nuk jeni as gati e as bashkë përball qytetarëve. Ajo që duhet pyetur është se a janë të përgatitur institucionet dhe a kanë vizion të plotë për dialogun. A janë të gatshme për marrëveshjen finale me Serbinë”, tha Hamza. /Telegrafi/