Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka adresuar kritika drejtë Qeverisë Kurti teksa ka theksuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.
Hamza vuri në dukje se disa marrëveshje të arritura përmes dialogut, si menaxhimi i integruar i kufijve dhe marrëveshjet për doganat, kanë sjellë rezultate konkrete.
Megjithatë, Hamza shprehu shqetësimin se vitet e fundit nuk ka pasur ndonjë progres domethënës në dialog, dhe në disa segmente është vërejtur regres.
“Disa marrëveshja të arritura janë zbatuar duke prodhuar rezultate. Po përmendi menaxhimin e integruar të kufijve, apo marrëveshja për doganat. Sot i kemi pikat, kufijtë në pikën 1 dhe 31, se në Merdare dhe pikat tjera ka funksionuar edhe më herët, funksionale, që funksion sipas ligjit… marrëveshja për kodin telefonik, zgjedhjet sipas ligjeve të Kosovës, buxheti i aprovuar nga komunat sipas ligjeve të Kosovës dhe pjesë e buxhetit të Kosovës. Prokuroria, gjykatat tema të tjera”, ka deklaruar Hamza në TV Dukagjini.
“Viteve të fundit nuk është që ka pasur ndonjë progres domethënës në dialog… nuk thashë që nuk ka asnjë arritje, po s’ka progres domethënës. Përkundrazi në segmente të caktuar kemi lëvizur në regres. Nëse i referohemi të kaluarës deklaratat e partnerëve, të cilët shumë të rëndësishëm, kanë qenë që ky proces të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Nëse i referohemi letrave të dy presidentëve edhe Trump dhe Biden në brendi është njohja reciproke mes dy vendeve. Tash marrëveshjet që me detale i keni shpjeguar në këtë studio edhe në mënyrën më profesionale do të thotë nuk po flasim për këtë fazë, për njohje të ndërsjellë, po flasim për një normalizim të raporteve, disa hap, disa marrëveshje, që lënë hapësirë që prapë ardhmen për njohjen me pas tema”.
“Si shtet duhet të sillemi të përgjegjshëm. Me vetëdije që dialogu nuk është proces populist që shumë ta jep hapësirën me konvertu në votë, nëse dëshiron me qenë korrekt me interesin e shtetit. Për mua prioritet janë të qarta; interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individë brenda partive”, ka thënë Hamza.
Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Hamza theksoi se për të draftstatuti i tij ka dy probleme kryesore; Rezoluta 12/44 dhe çështja e arbitrazhit.
“Interesi i shtetit është që ne të jemi të përgjegjshëm në raport me marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi pranuar si shtet… Për mua si kryeministër i ardhshëm, tash jam kandidat, për PDK-në, ky dokument ka probleme. Ka edhe tjera sidomos dy. Këto dy duhet të diskutohet dhe s’duhet me qenë pjesë e këtij dokumenti. Rezoluta 12/44 është problem gati i patejkalueshëm dhe arbitrazhi. Ne i kemi institucionet tona të drejtësisë, duhet ti besojmë dhe ti respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur janë në dobi të një subjekti politike, apo edhe kur nuk janë… ka edhe probleme të tjera por këto të dyja janë kryesore”, ka shtuar Hamza.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi