LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Rezoluta nuk tregon kush duhet ta rrënojë murin

Hamiti: Rezoluta nuk tregon kush duhet ta rrënojë murin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Sabri Hamiti, duke komentuar rezolutën e grupeve parlamentare për murin në Mitrovicë, ka thënë se pika 1 dhe 4 nuk marrin përgjegjësi se kush duhet ta rrënojë murin dhe kush duhet të kujdeset për t’i kthyer të zhvendosurit.

“Është një ngatërrim i çuditshëm në formulim, pika 1 dhe 4 nuk ka subjekt dhe Kuvendi nuk e di pse flet në formë neutrale, duke abstenuar duke mos i dhënë dikujt ose vetës obligim. Ose diskutimi ka qenë pa arsye ose teksti është gabim”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të shtohet pjesa ku thuhet se institucionet e Kosovës marrin obligim për ta rrënuar murin.